Kolumbi, gjenerali i përfshirë në trafik droge

19/06/2012 08:15

Një gjeneral i tërhequr i policisë kolumbiane, i akuzuar për përfshirje në trafikun e drogës deklaron se do të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij.

Një gjykatë amerikane ka akuzuar gjeneralin Mauricio Santoyo se ka ndihmuar kartelet kolumbiane të drogës dhe paraushtarakët e krahut të djathtë për të trafikuar kokainë në Meksikë dhe SHBA.

Ai dyshohet se i ka kryer këto krime gjatë kohës që ishte në detyrën e shefit të sigurisë së presidentit të dikurshëm kolumbian, Alvaro Uribe. Ky i fundit i ka kërkuar gjeneralit që të japë llogari për akuzat.

Gjykata amerikane e rajonit lindor të Virxhinias e akuzon gjeneralin Santoyo për komplot me qëllim shpërndarjen e kokainës, në dijeni se ajo do të hynte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Santoyo dyshohet se ka ndihmuar kartelin e quajtur Zyra e Envigados dhe paraushtarakët e fraksionit AUC për të trafikuar drogë përmes Meksikës dhe Amerikës Qendrore për në Shtetet e Bashkuara.

Sipas akuzës, ai u ka dhënë informacione të mbledhura nga forcat kolumbiane të sigurisë grupeve kriminale.

Prokurorët deklarojnë se mes informacioneve në fjalë përfshihen vendndodhja e trafikantëve rivalë, që më vonë u gjetën të vdekur, më siguri të vrarë nga trafikantët të cilëve gjenerali u dha informacionet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA