Gjermani, gjykata kundër Merkel

19/06/2012 15:15

Gjykata e Lartë Gjermane kritikoi vendimet e kancelares Angela Merkel, duke thënë se Parlamentit të vendit nuk i është dhënë mundësi që të ushtrojë të gjithë juridiksionin e tij në vendimet e qeverisë për të akorduar kredi për vendet e tjera të Eurozonës.

Gjykata Kushtetuese theksoi se në vendimet e ardhshme, duhet një mbështetje e specifikuar e Bundestagut, për të akorduar hua për vendet në veshtiresi.

Sipas gjykatës, Merkel hartoi planin e saj për të shtrënguar normat buxhetore të BE-së pa informuar mjaftueshëm deputetët e vendit.

Korrespondenti i “BBC”-së në Berlin parashikon që ky vendim të sjellë pasoja për të ardhmen e Gjermanisë dhe Eurozonës. Sipas tij, tashmë Merkel do ta ketë më të vështirë që të reagojë me shpejtësi përballë krizave që mund të formohen.

Vitin e shkuar, Gjykata Kushtetuese detyroi qeverinë që të kërkojë aprovimin e Komitetit të Buxhetit të Bundestagut, për çdo operacion kreditimi ndaj vendeve në vështirësi të Eurozonës.

Për mediat gjermane, vendimi i gjykatës është një goditje e rëndësishme për kancelaren dhe një fitore për opozitën, që ka kundërshtuar vazhdimisht politikën e Merkel, e cila është shndërruar në burimi kryesor i huave për vendet në vështirësi, në të njëjtën kohë që është përpjekur të imponojë rregulla më të forta financiare për vendet e BE-së.

Top Channel