Egjipt, përkeqësohet Mubarak

19/06/2012 23:30

Ndërsa sheshi Tahrir në Kajro të Egjiptit ishte i tejmbushur nga protestuesit, televizioni shtetëror publikoi lajmin e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të ish-presidentit Hosni Mubarak.

Ish-lideri 84-vjecar, i dënuar me burgim të përjetshëm pësoi një hemoragji cerebrale dhe mbahet në jetë përmes aparaturave. Sic raportohet, autoritetet thanë se ai mund të transferohet në spitalin ushtarak.

Më 2 Qershor ai u dënua me burgim të përjetshëm, i akuzuar se dështoi në ndalimin dhe vrasjen e protestuesve vitin e kaluar kur u ndezën protestat kundër regjimit të tij 30 vjecar.

Prej kohës kur mbërriti në burg, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ai vuante nga tensioni i lartë i gjakut, probleme me frymëmarrjen dhe një gjendje të rënduar psiqike.

Top Channel