Aktori kanadez i filmave pornografikë, i dyshuar për vrasjen dhe copëtimin e trupit të të dashurit të tij, ka mbërritur në Kanada pasi është ekstraduar nga autoritetet gjermane.
Luka Magnotta, 29 vjeç, është arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e Jun Lin, një student kinez, pjesët e trupit të të cilit u dërguan me postë në zyrat e politikanëve kanadezë.
Më herët, ministri kanadez i Drejtësisë, Rob Nicholson konfimoi se Magnotta po transportohej për në Kanada me një avion ushtarak për t’u përballur me akuzat e rënda.
Ai u arrestua më 4 qershor në Berlin. I riu kërkohet për vrasje të shkallës së parë, copëtim të trupit, kërcënim të kryeministrit dhe përdorim të sistemit postar për të kryer akte imorale.
“Ne jemi të gëzuar për rezultatin që kemi arritur. Por ky nuk është fundi i hetimit, ne po kërkojmë ende një pjesë të rëndësishme të proçesit, që është koka e trupit”, ka deklaruar komandanti i policisë së Montrealit, Ian Lafreniere.
Zyrtari i lartë i policisë ka bërë të ditur se për kokën do të pyetet vetë Magnotta, i cili duhet të dalë para trupit gjykues më vonë gjatë ditës së martë.
Top Channel