Aksidentet, pesë viktima në pak orë

19/06/2012 00:00

Pese persona humben jeten dhe gjashte jane ne gjendje kritike pas tre
aksidenteve te ndryshem ndodhur oret e fundit ne Elbasan dhe Kavaje.

Aksidenti i pare ndodhi mbremjen e se henes ne aksin nacional Elbasan-Peqin, në vendin e quajtur Vidhas ku Ike Xhakoi, rreth 65 vjeç është përplasur nga një kamion me targa BR 5528 A dhe ka humbur jeten menjehere. Policia arrestoi drejtuesin e kamionit qe shkaktoi kete aksident me pasoje vdekje.

Ne oret e para te mengjesit te sotem tre te rinj humben jeten dhe tre shoket e tyre jane ne gjendje kritike pasi mjeti me te cilin leviznin u perplas me nje shtylle elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Ura e Lizës, ku nje mjet Mini Cooper me targa britanike që kishte si pasagjerë 6 të rinjë, është aksidentuar.

Sipas Policisë së Elbasanit të vdekur kanë mbetur Taulant Haxhiaj, 25 vjeç i cili ndërroi jetë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, Roland Xhaferri  26 vjeç dhe Spartak Bakalli 26 vjeç. Ky i fundit ka qenë edhe drejtuesi i mjetit. Ndërkaq të plagosur rëndë kanë mbetur të rinjtë Indrit Kasa 19 vjeç, Robert Karaj, 24 vjec dhe Serjan Tafani 28 vjeç. Të plagosurit janë dërguar urgjentisht në Spitalin Ushtarak të Tiranës për mjekim të specializuar pasi gjëndje e tyre është mjaft kritike për jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të nisur zbardhjen e ngjarjes. Nga informacionet paraprake dyshohet se shkaku i tragjedisë është shpejtësia tej normave të lejuara të mjetit.

Aksidenti i trete ndodhin ne aksin Peqin Kavaje kur nje grup personash ndersa ktheheshin nga nje dasme ne Peqin, mjeti me te cilin udhetonin doli nga rruga dhe perfundoi ne nje kanal. Per pasoje humbi jeten 28-vjeçari Gentian Sinameta dhe u plagosen rende tre persona te tjere.

Top Channel