Dy kadetë të ushtrisë serbe kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një mine që kishte ngelur prej kohësh, ndërsa ushtarët e rinj po kryenin ushtrimet e tyre të zakonshme.

Njëri nga kadetët ka gjetur një minë që ka ngelur në fushat ushtarake në zonën afër qytetit të Quprisë, në verilindje të vendit, rreth 145 kilometra nga kryeqyteti dhe si pasojë, nga shpërthimi që ka ardhur vetëm pak momente më vonë, dy kadetët, një femër dhe një mashkull kanë humbur jetën.

Burimet ushtarake kanë bërë të ditur se bëhet fjalë edhe për shtatë të plagosur, prej të cilëve 5 femra. Ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin ushtarak të Beogradit. Kadetët kanë qenë në vitin e fundit të studimeve.

Serbia ka kthyer në profesioniste ushtrinë e saj dhe tashmë shërbimi ushtarak nuk është i detyrueshëm, por mund të ketë vullnetarë. Ndonëse shteti ka partneritete ushtarake, Serbia deri më tani është kundër inkuadrimit në nonjë organizatë ushtarake siç është NATO.

Top Channel