Bulqizë, humb jetën 50-vjeçari

18/06/2012 00:00

Një ngjarje me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 22:00 të së dielës në fshatin Godvi të komunes Zerqan në Bluqizë, ku  50-vjeçari Hajrulla Jangulli  ka gjetur vdekjen pasi e zuri poshtë fadroma.

Sipas policisë 50-vjeçari pasi ka ngarkuar bashkë me të vëllain e tij i cili ishte dhe shoferi i fadromës, disa materiale skrap, janë ulur duke pushuar në oborrin e shtëpisë para fadromës, kur papritur fadroma ka mundur të lëvizë duke mos i dhënë kohë 50-vjeçarit të largohet dhe fatkeqësisht e ka zënë atë poshtë.

Edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, 50-vjeçari nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të rënda dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Top Channel