Brazil, publikohen torturat ndaj presidentes

18/06/2012 16:20

Goditje me shkopinj, shkarkesa elektrike dhe grushta në fytyrë, që i kanë shkaktuar dëme të rënda skeletit dentar.

Janë këto torturat që ka pësuar presidentja e Brazilit, Dilm Rousseff gjatë diktaturës ushtarake të viteve 1964-1985.

Detajet shokuese janë publikuar nga të përditshmet braziliane “O Estado de Minas” dhe “Correio Braziliense”, të shoqëruara me një intervistë të presidentes.

“Stresi është agresiv, i paimagjinueshëm. Zbulova për herë të parë se isha vetëm. U përballa me vdekjen dhe me vetminë”, ka thënë Rousseff në intervistën e vitit 2011.

Top Channel