Kety Perry është e njohur për ekstravagancën me të cilën zgjedh të shfaqet në shumë shfaqje të saj apo ceremoni të ndryshme.
Megjithatë, mbrëmjen e së dielës, britanikja ekzagjeroi edhe për vetë gustot e saj, ndërsa u paraqit në një koncert në Toronto me një kostum trupor, në gjendje që të tregonte me imtësi të gjithë detajet e fizikut të saj të shumëvlerësuar.
Aktualisht, Perry ka qenë në qendër të vëmendjes së shtypit rozë për një sërë deklaratash të bujshme.
Më parë gjatë muajit, këngëtarja e “I kissed a Girl” tha në një intervistë se ëndërronte të kryente marrëdhënie seksuale me Rihannan.
Gjithashtu, ajo ka tërhequr vëmendje për shkak të romancës së re që duket se ka nisur me kitaristin e “The Machine”, Rob Ackroyd.
Top Channel