Projektligji për Gjykatën Speciale dërgohet në Qeveri, 120 pako dorëzohen pas protestës në Prishtinë Rezulatet dalë nga sondazhet parapreke në Greqi, pas mbylljes së kutive të votimit, tregojnë fituese të zgjedhjeve parlamentare Demokracinë e Re e cila duket se kryeson garën elektorale me një rezultat mjaft të ngushtë nga radikalët e majtë të Syriza-s.
Me 40 % të votave të numëruara Exit-Polls tregojnë se 30.5 % të votave u shkojnë të djathtëve të Demokracia e Re, ndërsa me një diferencë të ngushtë pak më prapa ndodhet Syriza me 26% të votave.
Vetëm në vendin e tretë është PASOK-u me 12.9% të votave të grekëve, një shifër zhgënjyese kjo për partinë e Venizellos.
Tashmë skenaret janë të shumtë se kush do të udhëheqë Greqinë në një nga momentet më të vështira ekonomike të saj me dilemën e qëndrimit në Euro apo jo. Por duket se nga të dhënat parapake askush nga formacionet politike nuk krijon dot qeverinë e vetme.
Qendrat e votimit u hapën që prej orës shtatë të mëngjesit.
Dy partitë kryesore sipas sondazheve, radikalët e majtë të “Syriza” dhe “Demokracia e Re” ashtu siç parashikohej janë shumë pranë në preferenca.
Sipas “Syriza”-s, refuzimi i paketës së BE-së për shpëtimin e vendit dhe rrjedhimisht edhe kalimi në dhrahmi është rruga e duhur për rikthimin e begatisë në vend.
Demokracia e Re e Samaras, fituese në zgjedhjet e majit që nuk arritën të prodhonin një qeveri pasi asnjë parti nuk arriti të krijonte një koalicion të shumicës, këmbëngul në qëndrimin në rrugën e parashtruar në bisedimet me BE-në, për të marrë këstet e ardhshme të kredisë, për të cilën mund të kërkohet negocim për lehtësimin e kushteve.
Socialistët e “Pasok” duket se do të regjistrojnë rezultatin më të dobët historik, duke paguar kështu koston e dy viteve të fundit të qeverisjes, periudhë gjatë së cilës vendi u përfshi nga kriza e thellë.
Top Channel