Lideri i Hezbollahut i kërkon Izraelit tërheqjen nga Libani: Nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të thotë se SHBA ka humbur luftën
Një polic jashtë turni në Sllovaki vrau tre pjestarë të një familje rome dhe plagosi dy të tjerë.
Sipas dëshmitarëve pamore, 51-vjeçari udhëtoi me makinën e tij deri në banesën e ndodhur në qytetin e vogël të Hurbanovos dhe atje qëlloi ndaj personave të ndodhur në shtëpi.
Polici i njihte viktimat, por nuk janë qartësuar ende arsyet e kësaj masakre, ndërsa autoritetet refuzojnë të spekulojnë për motive racore.
Efektivi policor u prangos pas vetëm dy orësh rrethim, kohë gjatë së cilës ai kërkoi kolegët e tij se do të vriste veten nëse do të afroheshin.
Hurbanovo është një qytet në luginën e lumit Danub, në të cilën identiteti sllovak, hungarez dhe rom është i përzjerë ngushtësisht.
Rreth 10% e popullsisë prej 5,4 milionë banorë të Sllovakisë i përkasin komunitetit rom dhe në muajin prill, në zgjedhjet parlamentare, një deputet rom fitoi për herë të parë në histori një vend në Parlament.
Top Channel