Modelet sfilojnë mes hekurishteve
17/06/2012 00:00
Pak të thuash pasarelë e veçantë! Modelet në Brazil kanë sfiluar për koleksionin verë 2013 mes hekurishteve.
Sfilata e “Brand Cavalera” u mbajt në San Paolo, mes hekurishteve dhe makinerive të përpunimit të tyre. Modelet parakaluan e rrezatuan në pasarelën e improvizuar mes mbeturinave, ku nga të dy krahët qendronin spektatorët, fotografët dhe kritika.
Përzgjedhja e veçantë e vendit, një ide e papritur e organizatorëve që goditi në shenjë. Sfilata u vlerësua nga kritika për kontrastin e saj; e bukura mes shëmtisë së dorës njerëzore.
Top Channel