Rivendosja e kontrollit kufitar në vendet e zonës Shengen do të ndjehet më se paku nga qytetarët e Kosovës. Kosovarët duke sikur jetojnë në një geto.
Vula me shkronjën “R” sipër, e cila përkthehet si refuzim i vizës vihet shpesh në pasaportat e qytetarëve, të cilët për një arsye apo tjetër dëshirojnë të dalin jashtë Kosovës
Personat të cilët refuzohen për vizë nuk janë thjeshte qytetarë të zakonshëm. Ky fenomen prek edhe personalitete të njohura të artit dhe shoqërisë civile.
Petrit Carkagjiu është anëtar i bendit të njohur muzikor ‘Xheriko’. Per shkak te procedurave, ai nuk mundi të marrë pjesë në Balcan Trafic Festival në Bruksel.
“Përkundër një premtimi gojor që e kemi pasur se do të marrim një vizë më të gjatë do të thotë gjashtë mujore, me shumë hyrje, në moment të fundit na u është dhënë viza dhjetë ditëshe me hyrje, gjë e cila na ka pamundësuar, meqënëse jemi nisur me makinë, kemi pasur instrumentet me vete, nuk kemi mundur të kalojmë nëpër Kroaci, sepse ekziston një rregull i Kroacisë që nuk lejon kalimin me vizë vetëm me një hyrje, janë detaje teknike banale me të cilat ne duhet të ballafaqohemi, ne gjatë asaj kohe kemi dashur tre ditë me u këqtrajtuar nëpër Mal të Zi për të tentuar rregullimin e vizës dhe nuk ja kemi arritur qëllimit”, tha Petrit Carkagjiu, grupi “Jericho”.
Ambasadat e huaja duket se mbyllin sytë para cfardo dokumenti, ftesë nga ndonjë institucion i vendeve të Europës apo arsyetim që kanë përpara vetes, duke zgjedhur rrugën më të lehtë, atë të refuzimit.
Anglia është një tjetër shtet i cili ndonëse jashtë zonës Shengen duket se i ka komplikuar procedurat e pajisjes me viza udhëtimi për qytetarët e Kosovës. Ambasada e Anglisë në Prishtinë nuk vendos fare për këtë cështje.
Rrjedhimisht Pasaportat e kosovarëve bashkëngjitur me një grumbull dokumentesh shkojnë në Varshavë të Polonisë prej nga edhe kthehet përgjigja e vizës. Drejtoresha e Friderich Ebert Shtiftung në Kosovë Besa Luzha mori përgjigje negative së fundi, pavarësisht se ajo është studente e doktoratures në një universitet në Angli.
“Puna e trajtimit qysh sillen ndaj neve si qytetarë të Kosovës refuzime pa bazë dhe mos konsiderim i komplet dokumentacionit sic ishte rasti te unë, sepse unë prej gjashtë vjetëve studjoj në Angli jam regjistruar e rregullt dhe vetëm pse kam kërkuar që të marr një vizë më të gjatë sepse për shkak të statusit që të marr një vizë më të gjatë, do të thotë është refuzuar, pa marrë për baze vizat e përparshme, statusin e studentit, në pergjithësi me shqetëson fakti që vetëm ne kemi mbetur të izoluar, unë i kuptoj shqetësimet e shteteve por unë mendoj se një numër i madh i njerëzve kanë interesim për të bërë gjëra të jashtëligjshme, por unë jam e sigurt që ata qe duan të bëjnë keqpërdorime janë nëpër Europë kur qytetarët e ndershëm ofendohen para ambasadave detyrohen të presin gjatë”, Besa Luzha, Friedrich Ebert Stiftung.
Jo të gjithë qytetarët kanë mundësi të ankohen në momentin që marrin përgjigje negative nga ndonjë shtet. Por edhe nëse disa prej tyre arrijnë ta bëjnë këtë, komenti që bënë ambasadat përkatëse nuk duket aspak në frymën e parimeve demokratike. Ambasadat e huaja kryesisht ndodhen këtu në lagjen Arbëria në Prishtinë. Refuzimi i vizës nuk përbën shqetësimin e vetëm për qytetarët e Kosovës. Ata në të shumtën e rasteve i ekspozohen pritjeve të gjata më shumë se një muaj deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare.
Në një situatë të ngjajshme është gjendur Teuta Halimi. Ajo kishte planifikuar të udhëtonte për vitin e ri jashtë Kosovës por marrja e vizës 15 ditë me vonesë bëri që planet e saj të dështojnë.
“Procedurat e tyre jashtëzakonisht të ndërlikuara kanë bërë që viza të më jepet me 15 ditë vonesë planifikimit për udhëtim edhe pasi i kam pasur biletat e aeroplanit, trenit, koncertit etj, pasi kaa ardhur Viti i Ri ishin ditët e fundit unë i kisha ndërruar planet dhe kisha për të udhëtuar diku tjetër, mirëpo nuk kam pasur mundësi me e tërhequr pasaportën për shkak të arsyetimeve që tani vizat merren në Varshavë dhe pasaportat nuk janë në Kosovë, si përfundim mbeta në Prishtinë nuk më kanë bërë të ndihem mirë si qytetare e Kosovës, se kam pëerfunduar e vetme dhe asnjërën nga planet nuk e realizova”, thotë Teuta Halimi, qytetare e Prishtinës.
Praktikat e punës së vendeve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk janë shembull i mirë për ato shtete të cilat nuk e kanë bërë akoma një gjë të tillë. Spanja është një shtet, i cili jo me larg se vitin e kaluar kishte lëshuar viza turisitike për kosovarët. Por këtë vit duket se është hequr edhe kjo mundësi. Agjencitë turisitike kanë filluar t’i anulojnë udhëtimet në drejtim të Spanjës për shkak të paralajmërimeve se nuk do të jepen vizat.
Qeveria e Kosovës mori udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Një dokument ky i cili detyron shtetin më të ri në Europë të punojë shumë deri në hapjen e kufijve të Europës për qytetarët e vet.
Pengesat kryesore kanë të bëjnë me faktin se Kosova ende identifikohet si një vend i përfshirë në korrupsion krim të organizuar si dhe qytetarët ende duan të migrojnë ilegalisht për shkak të kushteve të rënda ekonomike.
Top Channel