Francë, partia e Hollande siguron mazhorancën

17/06/2012 21:30

Partia Socialiste e Presidentit fancez, Fransua Hollande ka fituar vende të mjaftueshme në parlament për të formuar një shumicë absolute, sipas parashikimeve të para të votimeve.

Projeksionet sugjeruan se partia e tij dhe aleatët e saj do të marrin më shumë se 320 nga 577 vende në Asamblenë Kombëtare.

Nëse konfirmohet, ky do të jetë rezultati më i mirë i socialistëve në historinë moderne franceze.

Ai i jep Presidentit mbështetjen e fortë për programin e tij të taksave dhe shpenzimeve.

Me këtë rezultat nuk do të jetë nevoja e mbështetjes në parlament nga dy partitë e tjera aleate, të Gjelbërve ose të majtës ekstreme.

Votimi i së dielës ishte raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare franceze. Pjesëmarrja ishte mjaft e ulët, në 55.9 për qind, një rekord ky.

Projeksionet sugjeruan se konservatorët e UMP dhe aleatët e saj do të fitojnë ndërmjet 212 dhe 234 vende, dhe ekstremi i djathtë, Fronti Kombëtar 2 deri 4 vende.

Top Channel