Figurantët braktisin xhirimet e filmit të Kidman

17/06/2012 14:20

Disa qindra të burgosur në rrugën e vdekjes nga Tajlanda në Mianmar vendosën që thjesht të largohen nga skllavëria e tyre, së bashku me rojet japonezë.

Kjo nuk ndodhi në Luftën e Dytë Botërore dhe rrugën hekurudhore që i kushtoi jetën qindra mijëra të burgosurve, por në filmin “The Railway Man”, me protagonistë aktorët fitues të çmimeve “Oscar”, Nicole Kidman dhe Colin Firth.

Të pakënaqur me pagën e tyre prej tre katër eurosh në orë, për 13 orë radhazi nën rrezet e diellit dhe kushte të vështira pune, vendasit figurantë zgjodhën të braktisin skenën, duke çuar dëm një ditë të plotë xhirimesh.

Filmi bazohet në novelën e një veterani të luftës, Eric Lomax, i cili përshkruan takimet e tij me torturuesit japonezë 70 vjet më parë.

Ish-luftëtari, nuk do të kishte menduar kurrë se do të vinte një ditë që xhelatët e tij dhe të burgosurit, do të largoheshin përkrah njëri-tjetrit, nga kampet e përqendrimit dhe trenat e vdekjes… ndonëse vetëm në një film.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA