Victoria ‘drejton’ avionin
16/06/2012 00:00
Tashmë ajo është këngëtare, aktore, shkrimtare dhe stiliste. Por pyetja
lind nëse Victoria Beckham do ta shtojë pilotimin e avionit në listën e
aftësive të saj?
Në bordin e një avioni privat i nisur nga SHBA drejt Vankuverit, ish-Spice Girl ka vendosur të argëtohet disi në kabinën e pilotit. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku duket ‘në drejtim’ të mjetit fluturues.
Me t’u ulur në vendin e saj në avion, fashonistja postoi një tjetër foto ku dukej e mërzitur për tapetin bezhë nën këmbët e saj.
Ndërkohë zonja Beckham kujdeset për look-un e saj edhe në bordin e avionit, përpara se të takojë fansat e saj në Vankuver.
Top Channel