Madonna mbi motor në rrugët e Italisë

16/06/2012 12:45

Ndalesa e radhës e Madonna-s në turin e saj të koncerteve është Firence në Itali. Në gjithë këtë axhendë të ngjeshur, këngëtarja ka gjetur kohën edhe për shoping.

Veshur me xhinse të çara, mbretëresha e popit është fotografuar së bashku me të dashurin e saj, Brahim Zaib hipur në një motor në rrugët e Italisë.

Në orën 20:00 Madonna nis koncertin e tretë në Itali. Dy të parët u mbajtën në Romë dhe Milano. Sonte në Firence 41 mijë fansa të këngëtares do të mirëpresin atë në stadiumin e qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA