Rreth 3 mijë persona i kanë dhënë jetë në Zagreb paradës së 11-të të homoseksualëve, për të kërkuar më shumë të drejta për këtë komunitet të Kroacisë.

Me një prani forcash policie më të ulët krahasuar me vitet e mëparshme, korteu i përbërë nga gej, lesbike dhe transeksualë ka parakaluar qendrën e kryeqytetit.

Atmosfera ka qenë festive, raportojnë agjencitë lokale të lajmeve, ndërkohë që parada ka pasur mbështetjen e institucioneve, duke filluar nga presidenti Ivo Josipoviç.

Kroacia po tregon kështu një tolerancë më të madhe ndaj komunitetit homoseksual, ndryshe nga disa vende të tjera të Ballkanit ku individët e kësaj kategorie diskriminohen.

Pak kohë më parë një paradë e tillë ishte paralajmëruar se do të mbahej edhe në Tiranë, por u shty nga krerët e shoqatës së homoseksualëve.

Top Channel