Humb jetën punëtori 25-vjeçar

16/06/2012 00:00

Një 25-vjeçar nga Elbasani ka gjetur vdekjen aksidentalisht në orët e para të mëngjesit. Ngjarja  e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë lagjes “Emin Matraxhiu”, ku Indrit Qosja ka rënë nga lartësia e një pallati në të cilin punonte.

Burime nga policia bëjnë me dije se i riu gjeti vdekjen e menjëhershme. Mësohet se Qosja kishte qenë punëtori i parë që kishte mbërritur në punë, e për pasojë ngjarja nuk ka dëshmitarë për të sqaruar rrethanat në të cilën 25-vjeçari humbi jetën.

Në vendin  e ngjarjes shkuan uniformat blu dhe grupi hetimor, të cilët nisën punën për zbardhjen e ngjarjes, që paraprakisht dyshohet të ketë qenë aksidentale.

Gjithashtu, po hetohet nëse i riu i kishte të gjitha kushtet e sigurisë në punë nga firma kotraktuese. Ky nuk është rasti i vetëm ku puntorët  në sektorin e ndërtimit humbin jetën duke rënë nga lartësi të konsiderueshme.

Top Channel