Emigrantët, Romney në aksion pas Obamës

16/06/2012 21:15

Pas njoftimit të bërë nga presidenti amerikan Barack Obama për emigrantët, edhe rivali i tij republikan Mitt Romney ka vendosur të fokusohet në këtë çështje.

Gjithashtu, gjatë turit të tij me autobus në të ashtuquajturat “sëing state”, ose shtetet e pavendosura, Romney ka zgjedhur t’i kushtojë rëndësi edhe ekonomisë e vendeve të punës.

Ditën e premte Barack Obama i tha mjaft dëbimeve në masë dhe njoftoi një strehim që do të kthejë 800 mijë emigrantë në emigrantë të rregullt.

Shtëpia e Bardhë ka vendosur t’i japë kështu lejen e qëndrimit kujt ka hyrë në Shtetet e Bashkuara në moshë të vogël dhe që s’ka krijuar asnjë problem për komunitetin.

Me këtë lëvizje, kur duhen dhe më pak se gjashtë muaj nga zgjedhjet, Barack Obama ka dhënë një mesazh të qartë për elektoratin latin, që priste prej kohësh një masë të tillë.

Më herët gjatë së premtes, presidenti Obama dhe Romney shpalosën vizionet e tyre të ndryshme për sa i përket përmirësimit të situatës ekonomike.

Nga Ohajo, Obama ofroi atë që analistët e quajtën një inkuadrim të dy vizioneve shumë të ndryshme që do të kenë përballë votuesit amerikanë në nëntor.

Nga ana tjetër, Romney akuzoi sërish presidentin se ka dështuar për të kryer rimëkëmbjen ekonomike. Të dy rivalët do të përballen me njëri-tjetrin në zgjedhjet e presidenciale të nëntorit. 

Top Channel