Tiranë, përfshihet nga flakët një godinë në ish-Kinostudio

15/06/2012 08:00

Një zjarr i fortë përfshiu sot në mëngjes një nga ndërtesat e vjetra të ish-Kinostudios në Tiranë.

Zjarri përfshiu një studio audo-vizuale dhe shkaqet endet nuk dihen, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shumë mjete zjarrfikëse dhe situata është vënë nën kontroll.

Në zonë ndodhen një numër i madh studiosh televizive.
 
Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Top Channel