
Banorë të komunitetit serb në veri të Kosovës kanë protestuar të premten kundër vendimit të qeverisë për sekuestrimin e targave serbe.
Serbët kanë marshuar me rreth 300 vetura deri në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, duke shprehur indinjatën e tyre ndaj këtij vendimi që nisi të zbatohet nga fillimi i muajit.
Por pavarësisht protestës, në institucionet kosovare janë rritur kërkesat nga banorët serbë për marrjen e targave të reja me stemën “KS” ose “RKS”.
Ministri i Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi deklaroi pak ditë më parë se vendimi për sekuestrimin e targave është shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës dhe nuk do të tolerohet askush që e shkel atë.
“Ai është një vendim i qeverisë dhe po respektohet. Në veri, nëse nuk qarkullojnë targa të tjera, do të thotë se ata që kanë targa ilegale po shkojnë t’i kthejnë ato në legale, me “KS” dhe “RKS””, tha Rexhepi.
Top Channel