Russell Brand: Nuk mendoj për seksin

15/06/2012 13:10

Russell Brand nuk ka menduar për seksin në asnjë moment gjatë xhirimeve të filmit të fundit ku aktori britanik interpreton, ‘Rock Of Ages’.

37-vjeçari thekson se personazhi i tij Lonny nuk duhet të jetë seksi kështu që nuk i ka lejuar vetes “ndotjen” me “mendime të pista” gjatë punës.

“Nuk ishte aspak e lehtë. Mendja e mashkullit është e predispozuar për të pasur mendime seksuale kur nuk ka shqetësime në lidhje me mbijetesën. Kështu funksionon natyra njerëzore”, shprehet Brand për ‘Hollywood Reporter’.

Gjithashtu ka bërë shaka në lidhje me puthjen në buzë që i ka dhënë aktorit Alec Baldëin në një skenë të filmit.

“Nëse do të isha homoseksual do të zgjidhja Baldëin sepse e di që do të kujdesej për mua”, deklaroi ish-bashkëshorti i Katy Perry.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA