Policia kosovare po heton mbi vrasjen e shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimeve, Dino Asanaj, por për momentin është herët të flitet për ndonjë pistë konkrete.

Sipas “RTK”, që citon zëdhënësin e policisë Brahim Sadriu, aktualisht po bëhet ekspertiza mbi provat të gjetura në vendin e ngjarjes dhe nuk ka asnjë të arrestuar.

“Zyrtarët e policisë që po merren me këtë çështje po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme. Aktualisht jemi në fazën e ekzaminimit të dëshmive dhe provave të gjetura”, ka deklaruar Sadriu.

Ndërkohë, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka bërë të ditur se ka përfunduar autopsinë mbi trupin e Asanajt, por ka refuzuar të japë detaje.

Për “RTK” është prononcuar gjithashtu prokurori i çështjes, Blerim Isufaj, i cili ka saktësuar se për vrasjen e rëndë nuk ka ende një të dyshuar.

Dino Asanaj, shefi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, u godit për vdekje me thikë pak minuta pas orës 13 të ditës së enjte.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta