Kinë, zyrtarët: Ndjesë gruas që abortoi me dhunë

15/06/2012 00:00

Zyrtaret në Kinë janë detyruar t’i kërkojnë ndjesë gruas se detyruar të
abortonte fëmijën e saj shtatë muajsh me pretendimin se e kishte një
vajzë dhe ligji në fuqi nuk i lejonte një fëmije të dytë.

Por aktivistet kembengulin se Feng Jianmei u shtrengua t`i jepte fund shtatzanise se saj per shkak se nuk kishte mundesi te paguante tarifen per nje tjeter femije. Fotot qe tregonin gruan ne shtrat dhe fetusin ne krah te saj, shokuan perdoruesit e internetit.

Feng iu nenshtrua procedurave te heqjes se foshnjes ne provincen Shaanxi me urdher te zyrtareve lokale, tre prej te cileve, pas shperthimit te skandalit, u pushuan nga puna. Ligji kinez i ndalon rreptesisht abortet pas 6 muajve te shtatzanise, por ne rastin e Jianmei-t kjo nuk u mor parasysh. Kina e ka mohuar prej kohesh se ushtria e gjere e zyrtareve te saj te planifikimit familjar perdor abortet, per te detyruar zbatimin e politikes “nje femije per familje”.

Pohimi i episodit te fundit konsiderohet dicka e rralle dhe ndaj zyrtareve pergjegjes po merren masa. Arsyeja perse u kalua ne veprim ishte pikerisht publikimi i fotove te gruas dhe fetuesit, qe u perhapen me shpejtesi permes internetit. per analistet, ky ishte ilustrimi me i qarte i sfides qe paraqet interneti ndaj sistemit nje-partiak ne kine. Autoritetet i kerkuan zyrtartisht ndjese 27-vjecares dhe te afermve te saj. Me heret ishte pretenduar se gruaja e re kishte pranuar t’i nenshtrohej procedures, por bashkeshorti rrefeu se e shoqja ishte marre me dhune ne spital, ndersa ka mbetur e traumatizuar nga ngjarja.

Kinë, aborti i detyruar trondit vendin

Fotot e një fetusi që nëna e tij u detyrua të abortonte kur ishte shtatë muajshe shtatzanë kanë tronditur mbarë Kinën.

Feng Jiamei, nga krahina e Shaanxit, u detyrua t’i nënshtrohej procedurës së heqjes së fëmijës në tremujorin e fundit të shtatzanisë.

Një fëmijë shtatë muajsh mund të jetojë nëse i ofrohet ndihmë e specializuar mjekësore dhe sipas nënës, fëmija ishte i gjallë kur u krye aborti, por u la të vdiste.

Ajo nuk mund të kishte një fëmijë të dytë pasi nuk ishte në gjendje të paguante për të. Në Kinë, vetëm një fëmijë është i lejuar me ligj ose dy, nëse paguhet një taksë e rëndë. Një fëmijë i tretë, përjashto lindjet e binjakëve, trinjakëve apo më shumë fëmijëve ndalohet kategorikisht.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, politika shtetërore për frenimin e rritjes demografie bie ndesh me parimet më humane, ndërsa shumë gra janë detyruar të kryejnë dështime kundër dëshirës.

”Historia e Feng Jiameit tregon se si politika e lejimit të vetëm një fëmije vazhdon të sanksionojë dhunën ndaj grave në çdo ditë të jetës së tyre”, deklaroi Chai Ling, një aktivist kinez me banim në SHBA.

Sipas dëshmisë së bashkëshortit të Feng, ata ndodheshin në shtëpi kur një trupë policore ia behu në derë, mori me forcë gruan dhe e dërgoi në një spital, ku i hoqën fëmijën kundër vullnetit, pavarësisht se periudha për një abort të ligjshëm, gjithashtu të parrezikshëm për shëndetin, kishte kaluar.

Fotot amatore të marra gjatë ndërhyrjes u publikuan në disa rrjete sociale, ndërsa imazhi i fetusit të plotë të lënë të vdiste ishte një prej më tronditësve ndonjëherë.

Në bazë të ligjit shqiptar, i adoptuar në shumicën e vendeve perëndimore, një nënë mund të kryejë abord deri në përfundim të muajit të tretë të shtatzanisë, periudha kur siç është vendosur me kartën e Helsinkit të vitit 1975, embrioni kalon në fetus dhe nis të konsiderohet një qënie njerëzore.

Top Channel