
Serbia do të braktisë çdo takim rajonal ku krahas emrit të Kosovës me
fusnotë nuk shkruhet edhe arsyetimi i marrëveshjes me Kosovën.
Shefi i grupit të bisedimeve, Borisllav Stefanovic, është përfshirë në kritika të ashpra edhe ndaj ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Robert Cooper, duke thënë se po ndikon në rrënimin e marrëveshjeve.
Sipas Stefanoviç, marrëveshja thotë se në tabelën e emrit të përfaqësimit të shkruhet edhe sqarimi.Para emrit të Kosovës, sipas tij, duhet të shkruhet se përfaqësuesit e Kosovës marrin pjesë në bazë të rezolutës 1244 dhe mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Stefanovic ka akuzuar rëndë ndërmjetësin Cooper. “Diplomatët ndërkombëtare të cilët janë sjellë si Cooper, pas një kohë janë interesuar për të zbuluar naftën, pasurinë energjetike dhe telekomunikacionin në Kosovë. Ai vetveten është duke e diskredituar si ndërmjetës në dialog”, ka thënë Stefanoviç, i cili është akuzuar kohëve të fundit se ka bërë bisedime të fshehta me Kosovën.Marrëveshja për pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale, ka hasur gjithmonë në ndonjë ngërç për shkak të mos sqarimit të saktë të formulës së marrëveshjes.
Top Channel