BQE: Sistemi bankar në BE, i qëndrueshëm

15/06/2012 15:40

Banka Qëndrore Europiane është e gatshme të mbështesë më tej sistemin bankar brenda Eurozonës nëse do të jetë e nevojshme, deklaroi kreut i këtij institucioni, Mario Draghi, ditën e premte.

”Sistemi qëndror bankar europian do të vazhdojë të ofrojë likuiditete për bankat në vështirësi atëherë kur kjo të jetë e nevojshme”, tha Draghi.

Duke folur nga Frankfurti, ai shtoi se BQE ka qenë gjithmonë e gatshme për të përballuar krizat, por theksoi se është momenti që politikanët të marrin fatet në dorë dhe të bëjnë ndryshime thelbësore për të përmirësuar sistemin.

”Zgjedhjet politike janë bërë mbizotëruese në vitet e fundit ndaj politikave dhe instrumentëve monetarë. Është e domosdoshme që të gjithë liderat e shteteve të përqendrohen me objektiv që të forcojnë themelet e Eurozonës. Ne jemi duke punuar me një projekt dhe vizion afatgjatë, që do të sjellë një qëndrueshmëri për shumë kohë në vazhdim”.

Në fjalën e tij, Draghi u pyet edhe për zgjedhjet vendimtare në Greqi. “BQE është e gatshme për të përballur çdo situatë, ndonëse nuk ka arsye për të pasur frikë nga një skenar dramatik”, theksoi guvernatori italian.

Top Channel