Ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt ka përjashtuar mundësinë e ndryshimit të kufijve dhe përsëritjes së konflikteve të armatosura në Ballkan.

Në një intervistë për “EU Inside”, Bildt ka nënvizuar se tashmë rajoni i Ballkanit ka të ardhme evropiane dhe ndodhet larg së kaluarës së errët.

“Ballkani tashmë ka axhendën evropiane, si reformat ekonomike, përparimin social dhe sundimin e së drejtës. Por akoma duhet të zgjidhen problemet e pazgjidhura lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, ka deklaruar Bildt.

Përsa i përket krizës greke, shefi i diplomacisë suedeze ka shprehur bindjen e tij se shteti helen nuk do ta braktisë euron për t’iu kthyer monedhës së vjetër, dhrahmisë.

“Megjithatë, ky është një vendim që u takon vetë grekëve”, ka thënë Bildt. Ai ka shtuar më tej se në vitet e ardhshme eurozona do të jetë më e fuqishme dhe me anëtarë të rinj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta