
Në tre ditë policia e Gjirokastrës ka ndalur mbi 120 persona duke i
marrë në pyetje për shkak se ata janë nisur për të shkuar në fshatin
Lazarat.
Qellimi ketij udhetimi ka qene punesimi ne parcelat me droge te cilat ne kete fshat po mbillen masivisht. Policia, e cila nuk guxon te hyje ne fshat dhe te shkaterroje te mbjellat ka zgjedhur ta mbaje te rrethuar fshatin qe kultivon masivisht bimet narkotike.
Ne dy ditet e para jane ndaluar mbi 100 gra qe po transportoheshin me autobuse per ne Lazarat per te punuar ne keto parcela. Nderkohe sot ne oren 8 jane shoqeruar edhe 20 persona te tjere kryesisht nga Cerriku, Elbasani, e Skrapari te cilet ishin nisur per ne Lazarat per te hapur gropa per kultivim kanabisit.
Ne Gjirokaster forcat e policise se Drejtorise se Policise se qarkut Gjirokaster mbeshtetur grupet e forcat e nderhyjes se shpejte, po vijojne kontrollet, per bllokimin e cdo materiali dhe fuqi punëtore qe nga informacionet rezulton se do te perdoren per kultivim kanabisi ne Lazarat.
Top Channel