Dy partitë shqiptare në Maqedoni, BDI dhe PDSH janë përfshirë në debate për projektin “Shkupi 2014”-të.
Akuzat ndaj partisë në qeveri janë për koston e lartë të projektit, por edhe për përfaqësimin e vetëm etnisë maqedonase.
“Sipas Aliut, Aleksandërin e ideoi me LSDM-në ndërsa e realizoi me VMRO-në, pra emërues i përbashkët i diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni është Ali Ahmeti që herë është me Cervenkovsin e herë me Gruevskin, por asnjëherë me shqiptarët”, tha Bekim Fazliu, deputet i PDSH-së.
Ndaj këtyre akuzave ka reaguar ashpër BDI me anë të Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Abdilaqim Ademi.
“Shqiptarët e dinë shumë mirë se autori eksluziv i projektit “Shkupi 2014” është PDSH-ja gjatë qeverisjes së paligjshme dhe drejtimit të Ministrisë së Kulturës, vendimi u mor në qeverinë e atëhershme më 20 janar të vitit 2008” tha Sekretarit të Përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi.
Top Channel