Manjati i Porsche tërhiqet nga projekti i “tunelit për një person” në Salzburg, vila nxirret në shitje pas protestave dhe debatit për pabarazinë sociale Ndaj Rusisë po shtohet presioni, pas paralajmerimit te disa vendeve se
Siria ka hyrë në një luftë civile. Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari
Klinton paralajmeroi Mosken se rrezikon të humbasë ndikimin në Lindjen e
Mesme, nëse nuk vepron ne menyre kontruktive.
“Ata po rrezikojne cdo gje nese nuk veprojne ne menyre konstruktive tani. Dua te nenvizoj se Shtetet e Bashkuara nuk i kane garantuar asnje ndihme ushtarake opozites siriane. Asnje”.
Por ministri i Jashtëm rus ripërseriti se Moska nuk do te sanksionojë përdorimin e forcës. Duke folur per gazetaret ne Teheran, kryediplomati rus nenvizoi se nuk do te shperfille shembullin e Libise, pasi u kerkua zbatimi i Kapitullit te Shtate te Kartes se OKB-se dhe NATO-sipas tij- injoroi rezolutat e OKB-se. Tensioni diplomatik mes dy ish-rivaleve te luftes se ftohte, Shteteve te Bashkuara dhe Rusise u intensifikua pas perkthimit te gabuar te fjaleve te Lavrovit, sipas te cilit ai kishte thene se SHBA u garantoi armeve kryengritesve rebele. Me pas ai saktesoi se kishte folur per armet qe Uashingtoni dergon ne rajon.
“Nuk po shperndajme as ne Siri dhe as ne nje vend tjeter- dicka qe perdoret per te luftuar protestuesit. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara qe dergojne rregullisht arme specifike ne vendet e rajonit. Sic eshte dergesa e fundit ne njerin prej vendeve te Gjirit Persik, per disa arsye amerikanet besojne se kjo eshte e drejte. Ne nuk dergojme arme. Ne dergojme cfare Sirise do ti duhet ne rastin e nje sulmi ushtarak nga jashte”, tha Lavrov.
Klinton e akuzoi Mosken se ka derguar helikoptere ushtarak ne Siri dhe i kerkoi te nderpritet menjehere kjo marredhenie ushtarake. Sekretarja amerikane e Shtetit u tregua e kujdesshme ta cilesonte situaten ne Siri, ne pragun e nje lufte civile, ndryshe nga ministri i Jashtem francez, Loren Fabius i cili tha se Siria eshte ne lufte civile. Franca kerkon zbatimin e planit te paqes të të dërguarit special të OKB-se dhe Liges Arabe, Kofi Anan.
Top Channel