
Prokuroria serbe ka ngritur padinë kundër biznesmenit serb, Zvonko Vesellinoviç, nga Mitrovica Veriore, i cili dyshohet se ka qenë një nga organizatorët kryesor të përleshjeve në këtë zonë dhe vendosjes së barrikadave.
Por, akuza ndaj Vesellinoviç, i cili u arrestua për shkak se posedonte armë pa leje, është ngritur për shkak të kamionëve që janë marrë me kredi dhe nuk janë thyer kurrë.
“Hypo Alpe Adria Leasing”, i ka deklaruar prokurorisë se biznesmenit të ri se bashku me personat Dragan Quriçiç dhe Millan Radojçiç, i janë dhënë 32 kamion që nuk janë kthyer kurrë.
Sipas akt-akuzës, Vesellinoviç, i ka dërguar kamionët në Kosovë dhe i ka dhënë me qira, pa paguar asnjë shumë të kredisë. Sipas prokurorisë, kamionët ilegalë kanë punuar edhe në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Tiranë.
Vesellinoviç, u bë figurë publike pas përleshjeve që filluan verën e kaluar në Veri të Mitrovicës. Ndërsa për një pjesë biznesmen, për pjesën tjetër është bërë i dyshuar pasi në moshën 30-vjeçare zotëron një pasuri prej miliona eurosh.
Top Channel