Kriza, Merkel: Edhe ne kemi një kufi

14/06/2012 00:00

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmeroi se nuk duhet të
mbivleresohet aftësia e Gjermanise për të zgjidhur krizën e borxhit në
Eurozonë. Duke folur në parlamentin gjerman, ajo nënvizoi se mundesite e
shpetimit për eurozonën nuk janë të pakufizuara.

“Edhe forca e Gjermanise nuk eshte e pafundme. Fuqite e Gjermanisë nuk jane te pashtershme. Dhe është pikerisht kjo arsyeja pse pergjegjesia si ekonomia me e madhe në Europë për ta gjykuar sic duhet forcën tone”, tha Merkel.

Gjermania ka qene boshti i ndryshimeve te kryera në eurozonë duke dhene ndihmen financiare per vendet e zhytur ne borxhe.

“Ne kemi pergjegjesi per vendin tone por edhe per Europen. Kjo eshte arsyeja pse nuk duhet te gjejme rrugen e mesme, per ta rregulluar shpejt, por duke bere me te miren per ne”, tha Merkel.

Merkel sygjeron se Europa duhet te perqendrohet tek integrimi politik, sado e veshtire te jete kjo detyre.

“E di qe kjo është e mundimshme, e dhimbshme. Eshte nje detyre herkuliane por eshte e pashmangshme”, tha Merkel.

Ajo kerkoi nje qendrim me rregullues dhe kontrollues te Bankes Qendrore ndaj Bankave Europiane.

“Dhe eshte e rendesishme te kemi nje kontroll te pavarur per sektorin bankar. Nuk do te refuzoja idene e Bankes Qendore Europiane per te luajtur nje rol me te madh ne te ardhmen. Keshtu, te na mbroje nga ndikimet kombetare, duke na detyruar te zgjidhim problemet tona”, tha kancelarja.

Fjalimi i saj ne Parlament u be ne prag te samitit te G20-es qe do te zhvillohet ne Los Cobos te Meksikes, kete fundjave.

Top Channel