Jennifer Lopez, donacion spitalit të Panamasë

14/06/2012 00:00

Jennifer Lopez ndodhet në Panama, ku ka vizituar spitalin pediatrik të
kryeqytetit dhe ka dhuruar një aparat për mjekësinë në distancë.

Objekti në fjalë do t’u mundësojë specialistëve të vendit të ndajnë diagnozat dhe planet e terapisë me kolegët e Los Anxhelesit dhe Porto Rikos.

“Jemi në Panama për të ngritur nivelin shëndetësor të fëmijëve dhe për t’u ofruar burime mjekëve dhe infermiereve, derisa të përmirësojnë jetën e më të vegjëlve”, ka deklaruar këngëtarja.

Muajin e kaluar Lopez u shpall ylli më i fuqishëm në botë. Në klasifikimin e përvitshëm të revistës “Forbes”, aktorja dhe këngëtarja 42-vjeçare u rendit në krye të personazheve të botës së spektaklit, duke kaluar 49 pozicione nga viti i kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA