Irak, bilanci, 84 viktima dhe 300 të plagosur

14/06/2012 01:00

Një valë sulmesh me bomba kanë përfshirë Irakun ku kanë mbetur të vrarë 84 persona dhe plagosur rreth 300 të tjerë. Një bilanc ky që është më i larti që nga koha kur trupat ushtarke amerikane u larguan vitin që shkoi.

Kanë qenë dhjetë pikat në Bagdad që janë goditur. Shumë nga të vdekurit ishin pelegrinë shiitë të mbledhur për një festim fetar.    

Sipas BBC, dy makina me eksploziv shpërthyen pranë një restoranti në Hila. Makina e parë vrau 6 persona dhe plagosi 20 të tjerë. Një shpërthim i dytë disa minuta më vonë vrau 7.

Ditët e fundit ka pasur një valë sulmesh ndaj komunitetit Shiitë. Të dielën u vranë 4 besimtarë në një faltore të Bagdatit.  

Top Channel