Në kuadër të masave të marra nga qeveria greke për të reduktuar kostot e makinës shtetërore është edhe heqja e detyrimit për njësitë bashkiake, për të komunikuar me telegram rezultatet e zgjedhjeve tek Ministria e Brendshme.
Duke filluar nga zgjedhjet e së dielës së ardhshme, në vend të telegrameve do të përdoren fakse më ekonomike që do të mundësojnë kursimin e 800 milionë eurove.
Kështu, proçesi elektoral do të kushtojë vetëm 35 milionë euro, rreth 30 për qind më pak se zgjedhjet e muajit maj.
Zgjedhjet e 17 qershorit do të mbahen pasi asnjë nga partitë që siguroi një numër të konsiderueshëm vendesh në Parlament nuk arriti të formonte shumicën qeverisëse.
Ndër fraksionet politike më të spikatura janë ato të radikalëve, të majtë e të djathtë, të cilët po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në arenën parlamentare.
Një ditë më parë, lideri i radikalëve të majtë sulmoi ashpër Bashkimin Europian, duke deklaruar se, Spanja është ndihmuar me 100 miliardë euro pa kushte, ndërsa Greqia jo.
Tsipras tha se data 17 qershor do të jetë fundi i kushteve që i janë vendosur Greqisë dhe se me ta në qeverisje do ketë një program për pagat, pensionet, jo shkurtime nga puna dhe bashkim familjar për emigrantët e ligjshëm.
Top Channel