Një prokuror i EULEX-it nga prokuroria e qarkut në Prizren ka filluar
zyrtarisht hetimet për krime të luftës të kryera në fshatin Krushë e
Vogël më 25 dhe 26 mars 1999, njofton EULEX.

Deri tani, prokuroria ka identifikuar 56 të pandehur të mundshëm të cilët do të përballen me akuza për krime lufte kundër popullatës civile.

Mes akuzave përfshhen vrasja e gjithësej 113 fshatarëve, dëbimi i të gjitha grave dhe fëmijëve nga fshati, plaçkitja dhe shkatërrimi i pronës.

Masakra në Krushë të Vogël pretendohet të jetë një nga vrasjet më masive që ka ndodhur gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë, përfundon komunikata e EULEX-it.

Top Channel