Elbasan, dhunë ndaj të miturve
14/06/2012 00:00
Lypja dhe shitja nga të miturit, në rrugë është një burim të ardhurash
financiare për familjet e komunitetit rom në qytetin e Elbasanit.
Ndërkaq ushtrimi i dhunës fizike apo psikologjike është një mentalitet i hidhur që prindërit e përdorin si një formë edukimi. Sipas statistikave në Zyrën e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë e Elbasanit rastet e evidentuara janë mbi 200 të mitur që kanë rënë pre e dhunës të formave të ndryshme apo e shfrytëzimit nga prindërit.
Rastet e dhunes dhe shfrytezimit te femijeve duket se jane me te shumta nisur nga fakti se ka pak denoncime dhe keto ndodhen vetem ne rastet e dhunes ekstreme.
Top Channel