Reperi Chris Brown rikthehet të bëjë bujë në lidhje me historinë e tij me Rihannën.
Ditën e enjte, Brown publikoi një foto të tij në rrjetin shoqëror “Twitter”, në të cilën shfaqej me një plagë të qartë në mjekër, si pasojë, sipas tij, e një sherri me reperin “Drake”.
Në statusin e tij, Brown zbulonte se ishte goditur me shishe nga rivali i tij, të cilin e fajësonte se nuk dinte të ndeshej në mënyrë burrërore e të ndeshej si një mashkull i vërtetë.
Sipas revistës “TMZ”, shpurra e Brown u përball me shoqëruesit e Drake në një klub të famshëm nate në Nju Jork.
Besohet se Chris i ofroi një shishe shampanje Drake si një ofertë paqeje pas zënkave të tyre të mëparshme, por sipas raportimeve të pakonfirmuara, mori si përgjigje sërisht shishen mbrapsht, këtë herë me një mbishkrim për ish-të dashurën e tij, Rihanna.
Top Channel