Tunizi, vijojnë përplasjet e dhunshme

13/06/2012 21:35

Në Tunizi vazhdojnë të jenë të pranishme trazirat, të karakterizuara nga përleshje mes manifestuesve dhe policisë në qytetin Souse.

Nga raportimet e fundit të mediave ndërkombëtare rezulton se një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një plumb në kokë.

Ndërkohë bëhet gjithnjë e më i vështirë identifikimi i përgjegjësve që dje sulmuan dhe i vunë zjarrin postoblloqeve të policisë.

Si kundërsulm, dhjetra qytetarë në Hedi Ben Hassine, në Xhendouba, kanë sulmuar një grup rebelësh islamikë që ndodheshin në një xhami.

Një ditë më parë, qeveria tuniziane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tetë krahina të ndryshme të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Tuniz.

Kjo masë e autoriteteve erdhi pas disa sulmeve të dhunshme të ndodhur ditën e hënë në të gjithë vendin, ku disa dhjetëra persona mbetën të vrarë.

Prej kohësh, në Tunizi kanë mbizotëruar debatet nëse duhet të vendosen ligji fetar, si ligji udhëheqës i shtetit. Megjithatë, salafistët kanë mohuar që të jenë të përfshirë në këtë fushatë.

Ndërsa të mërkurën, një gjykatë ushtarake dënoi në mungesë me 20 vjet burg ish-presidentin e vendit, Zine Al Abidine Ben Ali për nxitje të dhunës dhe vrasje.

Top Channel