
Borxhi publik në Serbi vazhdon të rritet duke shkuar gjithmonë e më pranë kufirit të rrezikshëm prej 60%, bënë të ditur statistikat e Bankës Qëndore të Serbisë.
Në total, borxhi publik i vendit është rritur në 14,6 miliardë dollarë ose 151 milionë (3,4%) më shumë pas tremujorit të parë te vitit.
Sipas ekspertëve, fushata presidenciale dhe ajo parlamentare ka patur një ndikim negativ, duke rritur masën e kredive për financimin e projekteve të ndryshme në këtë periudhë.
Aktualisht, borxhi publik i Serbisë arrin në 51,1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe afrohet pranë kufirit të konsideruar si të rrezikshëm, prej 60%.
Ndërsa prezantoi shifrat, guvernatori i Bankës së Serbisë, Dejan Soskiç, i kërkoi autoriteteve reformave të menjëhershme për të reduktuar defiçitin buxhetor, i cili mund të rezultojë një pengesë për zhvillimin e ardhshëm të vendit në të ardhmen.
Aktualisht, Shqipëria është vendi i Ballkanit Perëndimor me defiçitin më të lartë buxhetor, në 57% të PBB-së bruto apo 5,4 miliardë dollarë.
Top Channel