Kosova merr të entjen udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Për këtë cështje Ministrja e Integrimit Vlora Citaku, Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe katër kryetarë komunash do të udhëtojnë në Bruksel.

Por dokumenti i shumëpritur nuk i jep fund tregimit për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së. Ky proces do te marrë ende kohë sepse qytetarët e Kosovës vazhdojnë të migrojnë ilegalisht në vendet e BE-së.

Ministrja e Integrimit Europian në raportin e saj pa doreza në komisionin parlamentar pranoi  se gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale është motivi kryesor që qytetarët e Kosovës të dalin jashtë Kosovës. Por ajo premtoi që në të ardhmen do të nënshkruhen marrëveshje me shtetet e BE-së për migrim sezonal në mënyrë që kuadro të caktuara të mund të shkojnë të punojnë jashtë Kosovës.
 
“Pavarësisht vështirësive që kemi në Kosovë opsioni i azilit nuk ekziston më. Më e rëndësishme se kjo është puna që ne presim që institucionet e vendit dhe ligjit dhe sidomos EULEX-i do të bëjë luftimin e rrjeteve kriminale të cilat bëjnë trafikimin e qënieve njerëzore. Këto rrjete kirminale janë përgjithësisht me karakter rajonal ndëkombëtar. Të dhënat e BE-së janë që mbi 80 % e azilkërukesve nga Kosova përdorin rrugë tokësore”, tha Vlora Citaku, Ministre e Integrimit Europian
 
Citaku  dorëzoi në komisionin parlamentar përgjigjjet në pyetësorin e Komisionit Europian. I pyetur nga kryetari i komisionit Lutfi Haziri për rezultatet e këtij pyetësori, Citaku tha se Kosova nuk i plotëson standardet e BE-së për sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit po kështu mangësi janë gjetur edhe në sektorin e ekonomisë dhe ambientit.
 
Sa i përket dialogut të strukturuar ndërmjet Brukselit dhe Qeverisë së Kosovës, Citaku tha se qeveria ka marrë garanca nga Brukseli zyrtar se ky dialog nuk do të devijojë rrugën e Kosovës drejt integrimeve europiane, një dilemë kjo e ngritur nga vet ekzekutivi kosovar.

Sipas saj nëpër një proces të ngjajshëm kanë kaluar edhe shtetet si Maqedonia, Bosnja etj. Në mungesë të njohjes nga pesë vendet e BE-së, sfiduese për Kosovën është vendosja e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në e po kështu ratifikimi i marrëveshjes së stabilizim asocimit në të ardhmen.

Top Channel