Këngëtarja britanike, Cheryl Cole, është vendosur në qendër të një stuhie mediatike, pasi kërkoi 500 euro nga tifozët e saj, nëse donin që ta shikonin nga pranë.
Ndërsa biletat për turin e saj të ri dolën në shitje, në faqen e internetit kishte një opsion për të blerë bileta prej 350 stërlinash, plusi i së cilave do të ishte qëndrimi pranë këngëtares dhe mundësia për ta takuar atë në prapaskenë.
Megjithatë, një çmim i tillë mbetet i padëgjuar në botën e muzikës, fansat e ish-bashkëshortes së Ashley Cole janë revoltuar nga fakti që ajo ka vendosur çmim për t’u takuar prej tyre.
Në lidhje me çmimin e vendosur, disa prej fansave të saj ironizuan në rrjetin shoqëror “Twitter”. Njëri prej tyre shkroi: “350 paund për një takim special me Cole? Varet se sa special nënkuptohet”.
Një fanse, nga ana e saj komentoi: “350 paund të fituar me djersën e ballit për disa sekonca me Cheryl. Kurrë!!!”, ndërsa një fans i tretë shkroi: “Pas mënyrës se si këndoi në përvjetorin e Mbretëreshës, nuk do t’i jepja as tre paund, jo më 300 e ca”.
Megjithatë, pavarësisht protestave të tifozëve të Cole, ajo nuk ka lajmëruar për ndonjë ndryshim të planeve në lidhje me çmimet e biletave.
Top Channel