Aktorja hollivudiane, Drew Barrymore, u martua në fillimin e muajit pasi më parë kishte deklaruar se nuk dëshironte që të lindte fëmijën që ajo pret si beqare.
Aktualisht në muaj mjalti me bashkëshortin e saj Will Koppelman, aktorja e “Charlie’s Angels”, shfaqi qartësisht shenjat e shtatzanisë së saj,
37-vjeçarja, e veshur me një fustan të lirshëm, u pa fotografuar ndërsa ishte duke shëtitur pranë plazheve të Kalifornisë.
Përpara ecjes buzë detit, ajo dhe Koppelman u panë duke drekuar në një restorant romantik të zonës.
Barrymore dhe partneri i saj u lidhën në martesë më parë gjatë muajit, në një ceremoni të organizuar në vilën 5,7 milionë dollarëshe të aktores në Montecito, në Kaliforni.
Në një intervistë për revistën “People”, Drew u shpreh pas martesës: “Ishte perfekte, ashtu siç e kisha menduar. Të gjithë e pëlqyen dhe jam shumë e lumtur që pati një sukses të tillë”.
Top Channel