Merkel: Solidë, por të shqetësuar

12/06/2012 00:00

Kancelarja gjermane, Angela Merkel këmbëngul për një Europë solide dhe e aftë për të qendruar protagonist në rang botëror edhe në të ardhmen.

“Nuk është se nuk duam të jemi solidë. Shqetësimi ynë është pë Europën, që ajo të vazhdojë të jetë protagonist në botë, ndaj s’mund t’i përgjigjemi krizës thjesht duke u zhytur në borxhe akoma më shumë. Gjermani është përpjekur të japë kontributin e saj në zgjidhjen e krizës dhe nëse shihet borxhi gjerman, para krizës në ishim në 60 përqind të PBB-së, tani jemi mbi 80 përqind. Kjo do të thotë se lëvizjet për të ndihmuar vendet në krizë financiare, kanë patur një çmim”, deklaroi Merkel.

Kancelarja gjermane mori pjesë në një konventë ekonomike në Berlin ku vlerësoi se do të ishtë një gabim të ndërpriteshin ndihmat financiare për vendet në nevojë pikërisht në këtë fazë, kur ato, sipas saj janë duke rimarrë veten.

“Reformat ekonomike të ndërmarra nga Bashkimi Europian dhe vetë vendet anëtare po japin rezultate mjaft pozitive, por për t’i prekur ato, duhet ende shumë kohë”, tha Merkel.  

Top Channel