“Dingoja vrau fëmijën”, jepet verdikti 32 vjet më pas

12/06/2012 04:07

Një hetues australian ka dhënë vendimin përfundimtar se ishte qeni Dingo ai që i mori jetën fëmijës, Azaria Chamberlain, në një kamping në vitin 1980, duke shkaktuar vdekjen e saj.

Vendimi u mor pasi prindërit e Azarias paraqitën prova të reja në përpjekje për të pastruar dyshimet që rëndonin mbi vetë ata.

Pasi u deklarua i zhdukur fëmija tetë javësh, ata u akuzuan për zhdukjen e saj. Në bazë të hetimeve e ëma u shpall fajtore për vrasjen e saj.

Ajo u lirua kur dëshmitë përputheshin me versionin e Dingos, por dyshimet vazhduan.

Cifti kishte kohë që argumentonte se vendimi i marrë, pas një shqyrtimi më të hershëm të rastit, linte hapësirë për dyshime rreth pafajësisë së Lindy Chamberlain-Creighton, deri ne verdiktin final.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA