Angli, martesat gay, Kisha kërcënon qeverinë

12/06/2012 15:50

Qeveria britanike ka ndërmarrë disa hapa konkretë në respektimin dhe të drejtat e personave homoseksualë. E fundit prej tyre, është një propozim për të legalizuar martestat mes personave të të njëjtit seks.

Por ky hap mund të krisë përfundimisht marrëdhëniet mes qeverisë dhe Kishës Anglikane. Kleri fetar që organizon martesat mes britanikëve për llogari të qeverisë, ka kërcënuar se nuk do t’i kryejë më këto, nëse qeveria vendos të legalizojë martesat mes homoseksualëve.

Qeveria e kryeministrit David Cameron do të shqyrtojë ditën e enjte projek/ligjin dhe nëse ai miratohet, kleri i kishës anglikane ka kërcënuar me një konflikt kishë-qeveri të ngjashëm me atë të ndodhur gjatë mbretërimit të Henrit VIII, mbreti i Anglisë që ndau Kishën e Anglisë nga autoriteti i papatit.

Top Channel