Aktorja kineze padit mediat ndërkombëtare

12/06/2012 00:00

Aktorja kineze Zhang Ziyi, e njohur kryesisht për interpretimin
“Tigri dhe Dragoi”, ka bërë një padi zyrtare në Hong Kong dhe një
tjetër në Shtetet e Bashkuara.

Aktorja, e konsideruar si një nga bukuritë e rralla aziatike, ka kallëzuar disa gazeta që muajin e kaluar kishin shkruar se ajo i kishte ofruar shërbime seksuale politikanit Bo Xilai dhe disa biznesmenëve.

Ziyi, përmes përfaqësuesve të saj ligjorë, ka hedhur poshtë lajmet se për këto shërbime kishte fituar nga viti 2007 në 2011 plot 110 milionë dollarë.

Ish-lideri i partisë komuniste në provincën Çingking, Bo Xilai, është përfolur së fundmi për përfshirje në një seri skandalesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA