Ronnie Wood feston 65-vjetorin me të dashurën

11/06/2012 09:45

Që nga ndarja nga bashkëshortja e tij, Ronnie Wood gjithmonë ka frekuentuar femra shumë më të reja se vetja.

Gjatë festimit të 65-vjetorit në Venecia, kitaristi i Rolling Stone ishte i shoqëruar nga e dashura e tij 34-vjeçare Sally Humphries. Cifti u fotografua duke kaluar disa momente romantike në gondola dhe sipas disa dëshmitarëve të ‘Daily Mail’ vozitësi ishte ai që merr përsipër shëtitjet e vetë Papës.

Ronnie Wood dhe Sally Humphries e bënë publike marrëdhënien e tyre dy muaj më parë.

Wood ka qenë më pare i lidhur me stilisten Nicola Sargent (25 vjeç) dhe me modelen braziliane Ana Araujo (33 vjeç). Martesa e tij prej 25 vitesh përfundoi në vitin 2008 pas lidhjes së tij me kamarieren Ekaterina Ivanova, vetëm 19 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA