Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Bashkimi Evropian pret nga Serbia që të bëjë një progres të qëndrueshëm në marrëdhëniet me Kosovën.
Shtefan Fyle, komisioneri për Zgjerim i BE-së, ka qenë i qartë pas takimit me presidentin serb Tomisllav Nikoliç, duke theksuar se në mes të kushteve për Serbinë ndodhet edhe ai për institucionet paralele në veriun e Kosovës.
“Meqë Serbia është kandidate për në BE duhet të jemi transparentë dhe të themi kërkesat tona në mënyrë të qartë. Këshilli i Evropës ka dhënë pesë pikat konkrete në të cilat Serbia duhet të jetë e fokusuar dhe kjo nuk mund të ketë interpretim tjetër”, është shprehur Fyle.
Ai ka saktësuar se pret nga Serbia vazhdimin e proçesit të reformave, reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, dhe zhvillimin e institucionit të Avokatit të Popullit.
Një nga pikat e përmendura ka qenë edhe bashkëpunimi me rajonin dhe proçesi i pajtimit. Presidenti Nikoliç ka thënë se nuk ka dëgjuar nga ana e zyrtarëve të Brukselit nëse pranimi i Kosovës është kusht për integrim.
“Nëse do ta kisha dëgjuar një gjë të tillë do t’ua thosha. Por, kemi biseduar për proçesin e bisedimeve të Beogradit dhe të Prishtinës, i cili duhet të na sjellë deri tek situata për ta zgjidhur këtë problem. Në bisedime duhet të gjejmë zgjidhje në mënyrën e pranueshme për palët në proçes”, ka thënë Nikoliç.
Fyle ka arritur në Beograd për shkak të ceremonisë solemne të inaugurimit të presidentit Nikoliç, e cila shënon edhe fillimin zyrtarisht të punës së tij.
Megjithatë, në këtë solemnitet kanë marrë pjesë vetëm presidenti i Malit të Zi dhe ai i serbëve të Bosnjës, Filip Vujanoviç dhe Milorad Dodik, gjë që ka tërhequr vëmendje për përkeqësimin e marrëdhënieve në rajon.
Top Channel